“Bashkë për të ardhmen”/ Basha shpërndan fotot nga takimi me LDG: Larg gjuhës së urrejtjes, modelit të linçimit dhe frikës

basho-1-768x512-1.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një takim me gra të LGDSH.

Me një postim në facebook ku ka ndarë disa foto nga ky takim, kreu i PD shkruan se në procesin për zgjedhjet në LDGSH do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksiant e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes së Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksiant e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.”- shkruan ai


REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303