Bashkëpunim mes Tayna-s dhe Noizy-t?

Tayna dhe Noizy janë padiskutim reperë shumë të dashur dhe mjaft të suksesshëm në karrierën e tyre. Dihet që tanimë karriera e Noizyt është e pamohueshme, ndërkohë Tayna është shndërruar shumë shpejt në një fenomen në muzikën Hip-Hop në Shqipëri.

Së fundmi,është përfolur për një bashkëpunim mes dy reperëve të talentuar, ku faqja ‘Hip-Hop Shqip’ ka pohuar se mund të ketë një këngë mes tyre.

“Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”, thuhet njoftim.

Ka qenë pikërisht reperja 22-vjeçare që i ka kërkuar Noizyt një bashkëpunim. Nëse do ketë një të tillë, do jetë një ‘hit’ i menjëhershëm. Mezi presim!/real-news.tv