fbpx

Bashkëpunim së bashku? Xhensila Myrtezaj shfaqet në krah të Donald Veshajt

ipiccy_image-12-1-525x350.jpg

Kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj pyetja më normale është: Ndonjë bashkëpunim mes tyre? Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në TikTok vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kujtojmë që nga ana profesionale Xhensila Myrtezaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Noizyn “Edhe një natë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303