Bashkëshortët ndikim në suksesin apo dështimin tuaj

Barack-and-Michelle-Obama.jpg

Studimi, i cili është publikuar së fundmi, tregon se bashkëshortët mund të kenë ndikim të madh në vendimet që i merrni, rrjedhimisht duke kontribuar fuqishëm në suksesin apo dështimin tuaj.

Sipas këtij studimi, personat me bashkëshort/e që i mbështesin janë më të prirë t’i japin vetes shanse për të shënuar sukses.

Hulumtuesit kanë kryer disa eksperimente, përmes së cilave kanë konstatuar se personat me partner inkurajues dhe mbështetës janë më të prirë të garojnë në gjëra të ndryshme dhe duke pranuar sfida të reja.

Çiftet të cilët kishin vendosur të përballeshin me sfida të reja kishin raportuar për lidhje më të lumtura, për pjekje individuale, për mirëqenie më të mirë mendore dhe kishin qenë në përgjithësi më të lumtur sesa çiftet tjera.

Këtë studim na e vërtetojnë vetë personazhet e famshëm të cilë kanë korrur sukses të jashtëzakonshëm.

Ndaj matuni mirë para se të hidhni hapin e rëndësishëm, martesën!/real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303