fbpx

Bashkëshorti e qëlloi 46 herë me thikë, e pabesueshme se ç’bën 21-vjeçarja

NINTCHDBPICT000446361359.jpg

E gjuajti 46 herë me thikë dhe u dënua nga gjykata për tentativë vrasje por lajmi është diku tjetër.
E dashura e tij thotë që do ta presë derisa të vuajë dënimin. Shannon Barnard u qëllua me thikë 46 herë nga burri tradhtar por ajo nuk heq dorë nga ai dhe dëshiron të krijojë familje me të kur të lirohet nga burgu.
Kur e pyetën se çfarë do të bënte me të ardhmen ajo tha” Vetëm bashkë, duke bërë jetën që të dy duam me njëri-tjetrin dhe të krijojmë familje”.
25-vjeçari Michael Barnard u shpall fajtor për tentativë vrasje në Gjykatën Maidstone Croën dhe u dënua me 20 vite burg pasi qëlloi me thikë në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre në Hextable, Kent. Dy javë më parë ajo kishte mësuar se bashkëshorti e tradhtonte me një tjetër.
Shannon kaloi 17 ditë në spital dhe mjekët që janë kujdesur për të janë shprehur se ishte “jashtëzakonisht me fat” që mbijetoi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *