Bashkëshorti i Angela Martinit zgjidh problemet me drejtësinë, modelja jep një mesazh për të gjithë (VIDEO)

Shën Valentini e gjeti Angela Martinin nën shoqërinë e bashkëshortit, i cili prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet, për shkak të problemeve me drejtësinë. Modelja dhe biznesmeni rumun, Dragos Savulescu e kaluan ditën më romantike të vitit në Milano, ndërsa mësohet se zgjedhja e Italisë si destinacion nuk lidhej vetëm me 14 shkurtin.

Biznesmeni rumun duket se i ka zgjidhur problemet me drejtësinë dhe kjo kuptohet më së shumti nga video që Angela ka shpërndarë së fundmi në rrjet. Ajo shfaqet krah bashkëshortit në makinë, teksa të dy shëtisin rrugëve të Milanos. “E vërteta, drejtësia dhe dashuria e vërtetë triumfojnë gjithmonë”, ka shkruar Angela në postimin e saj.

Tashmë, Angela dhe Dragos nuk kanë pse të fshihen më në publik, ashtu sikurse ndodhi vitin e fundit, periudhë kjo kur Savulescu ishte në kërkim.