Bashkia e Tiranës e prerë: Të henën në punë urbanët, kush nuk del…

auto_Shoqatat-e-transportit-urban1534924312-750x450.jpg

Punonjësit e transportit urban kanë protestuar këto ditë përpara Ministrisë së Financave, pasi kërkojnë një pagë të dytë prej 40 mijë lekësh nga shteti para se të fillojnë punën.

Por nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniu tha se nëse kompanitë e transportit qytetas dhe ndërqytetas nuk nisin punën të hënën e 6 korrikut, ata do të gjobiten dhe do t’u hiqet licenca.

“Në një situatë të tillë secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i Këshillit që një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë. Por kërkohet që kompanitë të bëjnë pjesën e tyre dhe unk do të presin të dalin sikur kriza të mos ekzistonte” tha Mazniku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303