fbpx

‘Bashkia që duam’, publikohen mesazhet për FRESSH-istët

33273479348_c2f1729f2c_h.jpg

Ditën e nesërme pas Kongresit të PS, do të zhvillohet takimi me strukturat për ‘Bashkinë që Duam’ në kuadër të prezantimit të Erion Veliaj-t, si kandidat për bashkinë e Tiranës për një mandat të dytë.

Por gjatë ditës së sotme janë publikuar disa biseda ku kryetari i FRESSH, Elio Hysko i ka kërkuar të rinjve të FRESSH-it që të sjellin  nga 10 persona për ditën e  nesërme.

Në fakt mesazhi duket mjaft detyrues, pasi Hysko i ka shkruar se ‘do të keni punë’  nëse nuk sjellin numrin e caktuar të njerëzve të kërkuar.

Ja mesazhet në Whatsapp/real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303