fbpx

Edhe kjo mungonte: Gjoba për pastruesit e xhamave të makinave dhe lypësit e rrugës

Lypsaret-1-1385797260.jpg

Një vendim i çuditshëm është miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas këtij vendimi, çdokush në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike, do të gjobitet nga 1-mijë deri 20 mijë lekë të reja.

Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”.

Ata persona që detyrohet të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar.

Në total  janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje dhe për të cilat qytetarët do të gjobiten nga policia Bashkiake. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *