21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Batanijet dhe çarçafët lara-lara”. Rama flet për Shëndetësinë dhe gjendjen e spitaleve: Kishin 50 mijë infeksione

spot_img

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për media ku prezanton programin “Shqipëria që Duam”, nuk ka lënë pa përmendur arritjet që ka shënuar qeveria e tij në shëndetësi. Ai bëri një krahasim të gjendjes së spitaleve gjatë kohës së qeverisjes nga PD dhe tashmë që qeveris ai, duke thënë se ndryshimi është rrënjësor.

Pjesë nga fjala e Ramës:

E keqja është që e mira nuk ka fund dhe sot është gati e pamundur që të mendosh se si ishte shëndetësia jonë përpara se ne të nisnim punën tonë. Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta të këtyrë ditëve, nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me te shara e ironi e thua se kanë përpara një truk kompjuterik, një iluzion optik.

Spitalet me batanije laralara, pa batanije fare për pacientë që vinin përkrahu me batanije nga shpia. Spitale me carcafë të zverdhur që laheshin prej vitesh. Spitale të pa sterilizuar me infeksione të shumtë. 50.000 infeksione.

Edhe në spitalet pak të reja ekspozonin pacientët drejt privatëve. Dysheme të shtruara vende vende si mozaik. Spitale të rrethuar nga tregje dhe tregtarë dhe dyqane e kalimtarë që bërtisnin dhe prishnin hapësirat e gjelbërta të një institucioni publik. Spitale me kangjella pas kallngjelle që ndanin spitalet nga rruga. Spitale ku në oborr shiteshin rroba të brendshme dhe të jashtme, ku shiteshin gjyslyke guçi e versace ku shiteshin zarzavate.

Kush më thotë që s’ishte kjo shëndetësia që kishin deri para disa vitesh. Jo vetëm në periferi po dhe në QSUT në mes të qytetit ka humbje të memories. Ishte kështu dhe madje ishte më shumë se kështu. Ato ishin realiteti i dy dekadave, një film horror dhe për këdo në bluzat e bardha ruante me shpirt integritetin personal dhe profesional.

Kush e harron nga ku është nisur nuk arrin kur aty ku do, thotë një fjalë e mëncur. Cohuni duartrokisni për këto spitale, por mos harroni ku ishim që të na vlerësoni ku jemi dhe unë pari ju them që nuk jemi ende aty ku duam dhe nuk jemi akoma aty ku duhet nëse nuk ndalemi dhe shkojmë përpara me besim pune dhe durim.

E nisëm me armikun e padukshëm dhe po rikthehemi te armiku i padukshëm. Që kur morëm detyrën nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë dhe jashtëzakonisht të vështirë transformuese . Ne u futëm në mbrojtje si popull kur ne si njerëzit që na keni besuar drejtimin e punëve të kërij vendi nuk e ndaluam asnjë ditë për tu armatosur sa më mirë ndërkohë që arkimu i padukshëm shtrihej mes nesh.

Këtu është momenti për t’iu thënë mjekëve dhe infermierëve se pavarëisht se nuk i rreshtoj koha pozicioni i atyre, profili i tyre në atë vijë kanë qenë që prej atij momenti të parë në vijën e parë. Shumë faleminderit, shumë respekte shmë mirënjohje. Pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura do të ishin shumë më shumë, pa ju mijëra njërëz do të kishin mbetur pa shërbim.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat