fbpx

Baton Haxhiu pas Ramës në Kiev, nxjerr fotot me ushtarët ukrainas

klieoev.png

Gazetari Baton Haxhiu ka udhëtuar drejt Ukrainës “rastësisht” në një kohë me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev së bashku me ministren Spiropali.
Gazetari Haxhiu ka bërë disa foto nga vija e frontit të luftës me ushtarët ukrainas. Në fotot e publikuara nga djali i gazetarit, duken dhe anëtarë të forcave speciale RENEA, të cilat kanë marrë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Ukrainë. Djali i gazetari Haxhiu, shkruan në postim se ai gjithashtu do të marrë pjesë në konferencën e përbashkët mes liderve të vendeve.
Sjellim në kujtesë që Rama la gardën në Shqipëri dhe i besoi sigurinë e tij dhe Spiropalit forcave speciale RENEA, të cilët nuk u lejuan të qëndronin në pallatin presidencial ukrainas, ku kreu i qeverisë shqiptare mbajti konferencën për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe liderin ukrainas Zelensky.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303