fbpx

“Ba***lla tundi çarçafët e virgjërisë (së qepur)”

Screenshot_6.jpg

Prej më shumë se një viti i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka vendosur të thyejë heshtjen. Ai paraqiti vendimin e Prokurorisë së Antimafies italiane e cila ka pushuar hetimet ndaj ish-ministrit me argumentin se nuk ka asnjë provë që ta implikojë atë në bashkëpunimin me grupin kriminal të drogës, anëtarë të së cilit janë hetuar dhe arrestuar në Itali. Paralelisht me këtë, Tahiri i kërkoi prokurorisë shqiptare që po vijon hetimin ndaj tij, që të flasë dhe të thotë të vërtetën e saj, pasi tashmë u bë më tepër se një vit që ish-ministri është në hetim. Gjatë konferencës për mediat, Tahiri hodhi akuza ndaj opozitës shqiptare duke i kujtuar baltosjen që i është bërë sipas tij. Konferenca për mediat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme ngjalli një reagim të fortë tek deputeti i djathtë Edi Paloka. Një reagim në rrjetin social Facebook, me epitete përtej etikës ndaj Tahirit.

Për më shumë lexoni statusin:

Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla , qe pas nates se pare te marteses, carcafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.

Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.

Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur , kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithsca shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.

Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter…

Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur carcafet perpara gazetareve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *