Bayern Munchen heq dorë nga James Rodriguez. E ardhmja, në Itali

E ardhmja e mesfushorit kolumbian të Bayern Munchen, James Rodriguez duket se do të jetë në kampionatin italian, me Juventusin kandidat kryesor.

Bardhezinjtë kanë ndërmend që të shfrytëzojnë faktin që James menaxhohet nga Jorge Mendes, i njëjti që përfaqëson edhe Cristiano Ronaldon dhe për më tepër, ka marrëdhënie të shkëlqyera me CR7-n.

Sipas “Sport Bild”, bardhezinjtë kanë kontaktuar fillimisht me klubin e Bayern për të marrë informacion dhe vetëm pasi të marrë një përgjigje, do të nisë punën për të bërë një ofertë zyrtare.

Lër një koment