fbpx

Bayerni “uragan”, si ‘buldozer’ drejt titullit kampion

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit të Valon Berishës, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës, për të shkuar kështu edhe një hap më afër titullit të kampionit.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë duken të pandalshëm drejt titullit të radhës kampion, duke e çuar në plus 10 pikë, të paktën për një ditë, diferencën me Borussian e Dortmundit, që mban vendin e dytë në klasifikim.