fbpx

Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama jep detaje nga projekti

baza-Kucove-720x450.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot detaje nga projekti i NATO-s, që ka zgjedhur që të ketë në Kuçovë bazën e saj ushtarake në Shqipëri.

Nga kjo bazë ushtarak ajrore kreu i qeverisë shqiptare tha se investimi në fjalë kap shifrën e mbi 50 milionë euro, ndërsa shtoi se ky investim do të përkthehet në më shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik për zonën.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 mln euro. Faktikisht është një investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësirë ushtarake të NATO-s që do të shërbeje si bazë e saj për stërvitje ajrore. Kjo do të jetë edhe bazë kombëtarë për forcat ajrore të Shqipërisë, duke krijuar mundësinë e një standardi të ri të forcave të armatosura në këtë sektor të posaçëm. Ky investim do të krijojmë mundësi të reja, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë se fundit do të thotë më shumë punësim dhe ekonomi në një rreze të caktuar rreth saj. Ma ha mendja se është në vëmendjen e të gjithëve se ne jemi angazhuar shumë seriozisht për të përmbushur objektivat e përcaktuara në çdo vend në kuadër të aleancës. Buxheti i 2019-ën për Mbrojtjen është pasqyrim i saktë. Ky buxhet arrin në 22 mld lekë dhe përben një rritje prej 10 % krahasuar me këtë vit”, -tha Rama.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *