fbpx

BB paralajmëroi ‘katastrofë për ekonominë, Ahmetaj na kujton kohën e Berishës

Për ministrin e Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj, vlerësimi i Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social të pandemisë mund të ishte edhe më i keq.

Ai tha se ekonomia në Shqipëri u godit dy herë, në rastin e tërmetit dhe më pas pandemia.

Ahmetaj siguroj që palni i qeverisë do të sigurojë një moskthim në situatën e vitit 2012, në të cilin problem ishte keqmenaxhimi i qeverisë.

Sipas Ahmetajt, qeveria do të vazhdojë të mbështesë bizneset me paketat e vëna në dispozicion. ‘Në këtë raport Shqipëria rritet me 18% ngritje dhe shkalla e punësimit ka një ngritje me 11%. Por çfarë thotë Banka Botërore? Sipas stimulimeve vlerësoset se shkalla e varfërisë mund të rritet me 40%, për të shkuar me skenarin e parë, por ajo që mund të ishte më keq mund të ishte 44%. Po dua ti kujtoj Shqipërisë që në vitin 2012 nuk kishte krizë, por keqmenaxhi nga qeveria që e zhyti vendin nga ana ekonomike më keq se në vitin 1997.

Ndërkohë diferenca është e madhe. Ne kemi dy goditje në vend në fund të vitin 2019 nga tërmeti dhe pandemia. Ne si qeveri u mundua të mbështesim ato shtresa që u goditën më rëndë që nga fasonet, call centrat e tjera. Ne i shërbyem të gjithë bizinesit të vogël me paketën e parë dhe të dytë. Nga paketa e parë kanë 60 e 4 mijë punonjës kanë përfituar duke marrë paketën, ndërsa 179 të punësura ose të papunë do të kenë përfituar deri në fund të qershorit. Ndërkohë grancia e dytë sa ka nsiur dhe kanë aplikuar shumë banka’, tha ndër tjera Ahmetaj.