fbpx

BBC dokumentar për Michael Jackson

Michael-Jackson-Documentary-From-BBC-Set-For-Late-2019.jpg

BBC, ka njoftuar se do ta transmetojë dokumentarin e vet për të ndjerin Michael Jackson te quajtur “Michael Jackson: Ngritja dhe Rënia”.

Dokumentari, i cili do të shfaqet më vonë gjatë këtij viti, do të pasqyrojë jetën e trazuar të yllit të popit, në vend që të fokusohet në supozimet kundër tij, sipas NME.

Njëherësh, BBC do të rivalizojë kanalin Channel 4, i cili ka ardhur me dokumentarin “Leaving Neverland”, e që vë theksin tek akuzat për pedofili që rëndonin mbi yllin e popit.

Ky dokumentar vjen nën regjinë e Jacques Peretti-t, i cili do të e realizojë filmin e tij të katërt për Jackson-in, dhe përmes së cilit do ta dokumentojë fëmijërinë e tij në Gary të Indiana-s,e deri tek ditët e tij të fundit teksa i ndjeri po përgatitej për turneun “This Is It”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303