BBC ndërpret transmetimin e këngëve të Michael Jackson

p01bqlx8.jpg

BBC Radio 2 është shprehur për ‘NME’ se e vlerëson muzikën në bazë të meritave dhe bazohet gjithmonë tek audienca dhe konteksti gjatë transmetimit të këngëve.

Dëshmitë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë, janë shfaqur në dokumentarin e Dan Reed “Leaving Neverland”.

Duke marrë shkas nga këto ngjarje besohet se BBC ka ndaluar transmetimin e këngëve të Michael Jackson.

Pavarësisht publikimit të këtyre fakteve familja e Michael i ka mohuar këto gjëra./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303