BE: 6 tetori, ditë e mirë për demokracinë në Kosovë

kocijancic..jpg

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç komentoi zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duke vlerësuar faktin se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Sipas Kocijançiç, “6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”.

Kocijançiç deklaroi se qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

“Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor “, tha Kocijançic.

Bashkimi Evropian dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor. Misioni do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303