BE apel Kosovës: Të hiqet menjëherë taksa 100% për mallrat serbe!

federicamogherini-audierepe-sursaparlamentuleuropean.jpg

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka reaguar ndaj taksimit të produkteve serbe me 100 % nga Kosova, duke i kërkuar qeverisw kosovare të heqw menjëherë taksat prej 100 % për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asocim mes BE-së dhe Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ky vendim përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 % javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, është shprehur ajo.

 

scroll to top