fbpx

BE bën thirrje për ndryshime konkrete, thelbësore në buxhetin e Italisë

LYNXMPEEB20VD_L.jpg

Ekzekutivi i Bashkimit Europian përshëndeti ditën e sotme ndryshimin e tonit të bisedimeve nga Italia në lidhje me mosmarrëveshjen e saj me bllokun mbi buxhetin e saj tepër ekspansionist të vitit 2019, por bëri thirrje për ndryshime konkrete dhe thelbësore përpara se të ndalojë masat disiplinore.

“Ne jemi aktualisht në diskutime intensive me autoritetet italiane, prandaj tani do të thosha se topi është në anën e Italisë nëse Italia vjen me përshtatje të konsiderueshme në planin e vitit 2019,” tha Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis.

“Është pozitive që toni i diskutimit ka ndryshuar, por është gjithashtu e nevojshme që të ketë një rregullim thelbësor për buxhetin e vitit 2019”,- tha ai ndërsa ishte duke hyrë në një takim të ministrave të financave të eurozonës, ku buxheti i Italisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen.

Italia ka një borxh publik prej 2.3 trilionë euro, çka bie ndesh me rregulloren e Eurozonës dhe Komisioni Europian kishte paralajmëruar më herët se Italia do të përballej me sanksione nëse nuk e ulte borxhin.

Mediat italiane kanë raportuan se deficiti mund të zvogëlohej nga 2.4% në 2.2% të PBB-së, por burimet qeveritare të cituara nga Reuters sugjeruan se deficiti mund të reduktohet deri në 2%.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *