BE: Britania të përmbushë përgjegjësitë ndaj buxhetit

Brexit-EU-flags-Houses-of-Parliament-1.jpg-1.jpg_26240036_ver1.0_1280_720-1.jpg

Bashkimi Evropian ka njoftuar se Britania edhe në situatën e largimit pa marrëveshje duhet të përmbushë detyrimet financiare ndaj buxhetit të unionit.

Komisioni i BE-së ka publikuar një plan të ri i cili përfshin vlerësimet në lidhje me përgatitjet rreth Brexit. Në këtë plan thuhet se negociatat mbi marrëdhëniet tregtare të ardhshme nuk do të fillojnë derisa të përmbushen angazhimet financiare që Britania ka dhënë si një anëtare e BE-së.

Gjithashtu thuhet se institucionet e BE-së kanë përfunduar planet përgatitore për situatën e një Brexit pa marrëveshje, dhe njoftohet se edhe qytetarët dhe kompanitë e BE-së duhet të bëjnë përgatitjet për mundësinë e largimit nga unioni pa marrëveshje.

Rreth marrëveshjes për Brexit, e cila u negociua mes BE dhe Britanisë, u arrit një konsensus mbi detyrimet financiare. Sipas marrëveshjes, Britania duhet të plotësojë angazhimet e pagesës së rreth 40 miliardë sterlina në kuadër të premtimeve të bëra më parë për buxhetin 2020 të dakorduar me unionin si dhe në lidhje me programet e zhvillimit të shteteve anëtare./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303