BE dënon dhunën ndaj protestuesve në Irak

protesta-irak-804x380.jpg

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, ka reaguar kundër përdorimit të forcës të tepërt në protestat e zhvilluara në Irak, transmeton AA.

Në një deklaratë me shkrim nga Mogherini, në emër të 28 vendeve anëtare të BE-së thuhet se populli irakian gëzon të drejtën e tij të ligjshme për t‘u mbledhur për të shprehur pakënaqësinë ndaj problemeve të tyre dhe se duhet të respektohet kjo e drejtë në përputhje me Kushtetutën e Irakut.

“Përdorimi i tepërt i forcës kundër protestuesve në Irak është shumë i trishtueshëm. Sulmet e forcave të armatosura kundër protestuesve dëmtojnë të drejtën e tyre për t‘u mbledhur dhe për të shprehur kërkesat e tyre legjitime”, thuhet në deklaratë, ku njoftohet se shumë persona kanë humbur jetën pavarësisht thirrjeve të bëra vazhdimisht për vetëpërmbajtje.

BE-ja pret ndëshkimin e përgjegjësve në ngjarjet e ndodhura dhe gjithashtu Unioni mbështet në mënyrë të fuqishme sovranitetin dhe unitetin territorial të Irakut.

BE-ja është e gatshme të ndihmojë qeverinë e Irakut në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të saj, thuhet mes tjerash në deklaratë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303