13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

BE dhe NATO mirëpresin ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

spot_img

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, kreu i Nato-s Jens Stoltenberg dhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk kanë përshendtur miratimin me 80 vota të ndryshimeve kushtetuese.

Hahn postoi një mesazh në Twitter duke vlerësuar edhe votimin e deputetetëve të opozitës pro ndryshimeve kushtetuese.

“Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup. Urime për të gjithë ata që vendosën të ecin drejt rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që bashkëpunuan sonte. Kemi nevojë për qëndrime të burrave të shtetit, jo për lojëra partiake”-shkroi Hahn, duke iu referuar kështu deputetëve të opozitës të cilët votuan pro kërkesës së qeverisë.

“Përshëndes aprovimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara. Tashmë i takon qeverisë dhe udhëheqësve politikë të përfundojnë procedurat e marrëveshjes së emrit dhe të shfrytëzojnë mundësinë historike për të anëtarësuar vendin në NATO”-shkruan Stoltenberg në Twitter.

“Ju jeni një hap pranë marrjes së vendit tuaj të ligjshëm në komunitetin tonë transatlantik”-shkroi presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat