BE: Draft marrëveshja e Brexit është e drejtë dhe e balancuar

Negociatori i Brexit i Bashkimit Europian, Michel Barnier deklaroi ditën e sotme se marrëveshja e Brexit e arritur me Londrën është “e drejtë dhe e balancuar”.

Në një konferencë shtypi pas informimit të 27 ministrave të BE-së, Barnier tha se ata përgjithësisht e kanë miratuar draft marrëveshjen e arritur javën e kaluar dhe se duhet të zgjidhet një boshllëk në dokument përsa i përket datës së përfundimit për një zgjatje të mundshme të periudhës së tranzicionit.

“Marrëveshja është e drejtë dhe e balancuar. Ne jemi në fakt në një moment vendimtar në këtë proces. Askush nuk duhet të harrojë përparimin që është arritur në Bruksel dhe në Londër.Në veçanti, shtetet anëtare e mbështesin draftin e marrëveshjes së tërheqjes. BE do të duhet të vendosë për të rënë dakord për zgjatjen e periudhës së tranzicionit”- tha Barnier.

Kryeministrja britanike Theresa May tha të hënën se donte që faza e tranzicionit të kishte përfunduar deri në kohën kur Mbretëria e Bashkuar të mbajë zgjedhjet kombëtare në vitin 2022.

Periudha e tranzicionit do ta mbajë Britaninë e pas Brexit në përputhje me rregullat e BE-së, për aq kohë sa të mund të negociohen detajet e marrëdhënieve të tyre të ardhshme.

Barnier tha se çdo shtrirje do të bëhet vetëm një herë dhe duhet të kufizohet në kohë. Pikëpamja u përsërit nga ministri francez, i cili tha se ishte e rëndësishme të ofrohej siguri për të gjithë ata që preken nga tërheqja e Britanisë.

Barnier tha se Britania e Madhe do të duhej të jepte kontribute të përshtatshme në arkat e BE nëse do të qëndronte në bashkimin doganor të bllokut dhe në treg të vetëm përtej fundit të parashikuar të tranzicionit në fund të vitit 2020, 21 muaj pas Brexit.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se çdo shtrirje do të jetë vetëm “çështje muajsh”, por gjithashtu ka kërkuar që kjo të jetë një çështje e hapur për diskutim për momentin.

Lër një koment