fbpx

BE e bombardon Tiranën me kushte. Ja cilat janë ato…

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së negociatave për Shqipërinë e cila duhet të plotësojë një mori me kushte. Përpos tyre nuk është parcaktuar asnjë datë se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe në ndryshim nga Maqedonia shqipëria është mbushur me kufizime pas se të mbërrijë deri tek kjo etapë. Ja cilat janë ato…

Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese. Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.

Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.

Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë: Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.

Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si: Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.

Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.

Proces të prekshëm në reformën administrative. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.

Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së

Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.

Lapsi.al