BE gati për të nisur bisedimet tregtare me SHBA

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar planin për bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ranë dakord vitin e kaluar për të reduktuar barrierat tregtare.

Vendimi i ministrave të BE i jep autorizim Komisionit për të kryer bisedime zyrtare.

Bashkimi Evropian është gati të nisë bisedimet mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe mund të përfundojë një marrëveshje përpara fundit të vitit, tha të hënën komisionerja evropiane e  tregtisë Cecilia Malmstrom.

Komisioni do të fillojë punën medy grupe negociatash – një për të ulur tarifat për mallrat industriale, ndërsa tjetri për ta bërë më të lehtë për kompanitë që të tregojnë se produktet plotësojnë standardet e BE ose SHBA.

‘Ne jemi gati të nisim sapo ata të jenë gati’-tha Malmstrom./real-news.tv/