BE gati të sqarojë por jo të rinegociojë marrëveshjen e Brexit

download-9.jpg

Bashkimi Evropian është gati të ofrojë sqarime për Londrën në lidhje me marrëveshjen e tërheqjes së arritur me qeverinë e Kryeministres Theresa Maj, por jo për ta rinegociuar atë, tha kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Parlamenti britanik do të votojë më 15 janar nëse do të pranojë marrëveshjen e tërheqjes me BE, por me opozitën në rritje për zgjidhjen e gjetur për kufirin midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, shumë presin që parlamenti ta refuzojë atë.

Madje vetë ministri i jashtëm britanik ka deklaruar se Bexit mund të anulohet dhe se Britania mund të vazhdojë të qëndrojë në BE./real-news.tv/

scroll to top