BE gjobit 5 banka për manipulim të tregut të këmbimeve valutore

Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur 5 banka me rreth 1 miliardë e 7 milionë euro për manipulimin e tregut të këmbimeve valutore.

Komisioni Evropian (KE) njoftoi përfundimin e shqyrtimit të karteleve në lidhje me proceset e bankave JPMorgan, Barclays, Citigroup, RBS dhe MUFG në transaksionet e tregut të këmbimit valutor.

Në deklaratë thuhet se bankat në fjalë, ndajnë mes tyre planet tregtare dhe të dhënat e ndjeshme në lidhje me transaksionet e tregut.

Më tej vihet në dukje se bankat kanë formuar kartele në proceset e kryera në tregjet e këmbimit valutor me njësi të ndryshme si dollar, euro, paund. Për këtë arsye ndaj gjithsej 5 bankave është vendosur një gjobë në shumën prej 1 miliardë e 7 milionë euro.

KE ka autoritetin për të monitoruar nëse kompanitë që operojnë në vendet e BE-së janë apo jo në kundërshtim me konkurrencën në sektorët e tyre. Komisioni vendos gjoba të larta për kompanitë nëse gjen një shkelje./real-news.tv/