fbpx

“BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin”. Soreca ka një porosi para Ramës: Shqipëria duhet të vendosë…

sorecaaa-770x433-1-768x432.jpg

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot së bashku me Kryeministrin Edi Rama në inspektimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës.

Ambasadori Soreca, tregoi rëndësinë që ka ky investim për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën e saj drejt BE.

“Mirëmëngjesi! Përshëndetje kryeministër, të dashur miq, ambasadorë. Lançimi sot mbështetet nga BE dhe është e bashkëfinancuar nga Gjermania dhe Zvicra. Ky është moment i rëndësishëm për Shqipërinë moderne. Së pari dhe më e rëndësishmja ky program sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare dhe higjienike për qytetarët. Ky program është shembull se si funksionon BE, duke krijuar partneritete. Ky program do e ndihmojë Shqipërinë të afrohet në BE, mbështetur dhe legjislacionin e BE, për politikat e mjedisit. Këto politika, janë prioritete për BE, kemi marrëveshje të gjerë, e cila është më e rëndësishmja dhe si ambicie ka që Evropa të jetë neutrale për mjedisin deri në vitin 2050.

Pra BE, lançon një strategji me objektivin që të ketë zero ndotje dhe programi që po prezantojmë sot e ka këtë objektiv. BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, standardet mjedisore, e ne do të japim dhe 50 milionë tjera për vitet e ardhshme. Po ashtu, investimet do të fokusohet edhe në zonat e menaxhuara në rikonstruksionin e ekosistemeve. Shqipëria duhet ta vendosë mjedisin në përparësitë e saja, sepse në të kundërt këtë objektiva s’do të kenë rëndësi. Pra duhet komunikuar për të gjitha gjërat e reja, kulturore, politike, që Shqipëria të jetë më e gjelbërt dhe më e bukur për turistët. BE do e ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Të vijojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër, e të shëndetshme drejt BE”, tha Soreca.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303