fbpx

BE-ja nënshkruan kontratën e re me Pfizer, për 1.8 miliardë doza shtesë

1280x720_cmsv2_f7c1f64c-f997-5d05-bba9-513831591ae5-5280622-1068x601.jpg

Komision Evropiane ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë farmaceutike Pfizer/ BioNTech për të blerë 1.8 miliardë vaksina.Përmes një deklarate për mediat KE tha se Bashkimi Evropian u dakordësua që të blinte 900 milionë vaksina kundër COVID-19 për periudhën 2021-2023, me një mundësi për të blerë dhe 900 milionë të tjera nga kompania farmaceutike.Gjithashtu kontrata siguron që pordhuesit të japin vaksina efektive kundër varianteve të reja të Covid-19.Ursula von der Leyen tha se kontrata e re me Pfizer/ BioNTech ka për qëllim sigurimin e vaksinave përforcuese për të rriturit dhe vaksina për të miturit.Një nga pikat kyçe në këtë marrëveshje është lejmimi i vendeve anëtare të BE-së të shesin ose të dhurojnë vaksina.Pfizer/ BioNTech u zotua të shpërndajë gjithsej 600 milionë doza vaksinash në bllok këtë vit. Deri më tani, 200 milionë doza janë dhënë në BE, e cila ka një popullsi prej 450 milionë banorësh. Blloku synon vaksinimin e 70 për qind të popullsisë së rritur deri në korrik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303