Komisioni i BE-së u ka thënë vendeve të BE-së të forcojnë kontrollet për shtetasit e vendeve jo anëtare të Bashkimit Evropian të cilët fitojnë shtetësi dhe të ashtuquajturat “Pasaporta të Arta”, përmes investimeve.
Komisioni planifikon një monitorim më të ngushtë të atyre skemave dhe të “vizave të arta” që japin qëndrim në këmbim të investimeve të mëdha. Thuhet se ata mund të abuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash.
Shtetësia e BE-së jep një lëvizje individuale të lirë në shumicën e BE-së, qasje të lehtë në tregun e përbashkët dhe të drejta të tjera.
Njëzet vende të Bashkimit Europian kanë skema të tilla.
Qiproja, Malta dhe Bullgaria japin pasaporta për shtetasit e huaj që bëjnë investime të mjaftueshme në vendet e tyre.
Të huajt e pasur mund të blejnë pasaporta atje për 1 milion euro dhe 2 milion euro.
Ata dhe 17 vende të tjera anëtare të BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, u japin gjithashtu të drejta banimi investitorëve.
Kjo e drejtë e vë një individ në rrugën e shtetësisë. Në një raport të ri, Komisioni thotë se nuk ka informacion të mjaftueshëm për mënyrën se si funksionojnë skemat.
Bashkimi Evropian është duke ngritur një ekip të posaçëm për të monitoruar skemat dhe për të rritur ndarjen e informacionit./real-news.tv/