BE kritikon planin e Trump për Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian ka kritikuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar.

Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”- u shpreh shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një deklaratë.

Hapat e Izraelit për të aneksuar territorin Palestinez, nëse zbatohet, nuk mund të kalojnë pa u diskutuar, tha Borrell më tej.

Politika e BE-së në Lindjen e Mesme ka tendencë të jetë e kujdesshme gjatë gjithë kohës, pasi blloku përfshin anëtarë të cilët kanë qëndrimet e tyre në lidhje me Palestinën.

Disa anëtarë të BE-së kanë njohur tashmë një shtet palestinez, megjithëse blloku në tërësi thotë se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në bisedimet e paqes.

BE dënoi vendimin e Trump në 2017 për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se Uashingtoni kishte kompromentuar pozicionin e tij si një ndërmjetës për paqen.