fbpx

BE: Lidhje më të ngushta me Londrën, por jo ri-negociim të marrëveshjes së Brexit

barnier.jpg

BE do të konsiderojë një kërkesë të mundshme britanike për lidhje më të ngushta me Londrën pas Brexit, madje më të ngushta se sa vetë Londra ka kërkuar deri tani, por nuk do të rinegociojë marrëveshjen e tërheqjes të refuzuar nga parlamenti, tha të mërkurën ndërmjetësi i BE.

Duke ju drejtuar Parlamentit Europian të mërkurën, kryenegociatori i BE Michel Barnier tregoi se një rrugëdalje do të ishte që Britania të pranonte afrimin më të ngushtë me rregulloret e BE për të siguruar një marrëdhënie tregtare shumë të ngushtë. Zyrtarët e BE thonë se Londra mund, për shembull, të braktisë vendosmërinë e saj për të lënë bashkimin doganor të BE dhe tregun e përbashkët.

Udhëheqësit e BE-së përsëritën se nuk do të bejnë ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjen e detyrueshme të tërheqjes të cilën ata e hartuan me kryeministren britanike muajin e kaluar dhe që u mbrëmjen e djeshme u refuzua nga ligjvënësit britanikë.

Sidoqoftë, palët kanë negociuar gjithashtu një deklaratë politike të veçantë, jo detyruese, e cila shpalos synimet e tyre të ardhshme. I pyetur nëse Barnier ishte duke sugjeruar rishikimin e skemës së lidhjeve të ardhshme, ai u tha gazetarëve: “Marrëveshja e tërheqjes – dhe, përsëris, marrëveshja e tërheqjes – … nuk është e hapur për rinegociim./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303