BE: Marrëveshja për Brexit rezultat i një pune intensive

Negociatori i i BE-së për negociatat me Londrën, Michel Barnier, komentoi mbi marrëveshjen e arritur duke thënë se durimi është virtyt dhe Brexit është një shkollë durimi, pasi arritëm në një marrëveshje për një largim të rregullt dhe në kuadër të marrëdhënieve tona të ardhshme.

“Marrëveshja ishte rezultat i një pune intensive”, theksoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje të shkëlqyer për Brexit me Bashkimin Evropian, vetëm disa orë nga takimi i BE-së për të vulosur fatin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE pas dy javësh.

“Ne kemi një marrëveshje të shkëlqyeshme të re që rifiton kontrollin”, tha në Twitter udhëheqësi konservator.

Ai u bëri thirrje deputetëve britanikë që të miratojnë marrëveshjen në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të shtunën e ardhshme.