fbpx

BE merr vendimin zyrtar, më 1 korrik nuk hapen kufijtë me Shqipërinë

Screenshot_2-14.jpg

Tashmë është marrë edhe vendimi zyrtar. Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut.

Ky vendim është marrë sot nga Këshilli i BE-së, i cili ka miratuar listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria.

Mësohet se lista është miratuar me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfshin 14 shtete: Algjeri, Australi, Kanadë, Gjeorgji, Japoni, Mali i Zi, Marok, Zelanda e Re, Rëanda, Serbia, Korea e jugut, Tajlandë, Tunizi, Uruguay.

Ndërkaq, në listë nuk janë po ashtu as Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Por edhe vende të mëdha si SHBA apo Brazili.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303