BE miraton reformën për të drejtën e autorit

Reforma e diskutueshme evropiane për të drejtën e autorit u miratua në mënyrë përfundimtare sot me votimin e fundit të ministrave të BE-së në Luksemburg.

Kjo ishte faza e fundit pas më shumë se dy viteve procedura e pas negociatash shumë të vështira për këtë reformë.

Gjashtë shtete gjithsesi votuan kundër, sipas një burimi europian: Italia, Finlanda, Suedia, Luksemburgu, Polonia dhe Holanda.

Në një komunikatë të Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri rumun Valer Daniel Breaz, vendi i së cilit mban presidencën e radhës, vlerësoi një tekst të ekuilibruar, që krijon mundësi të shumta për sektorët kreativë europianë, të cilët do të avancojnë dhe reflektojnë më së miri diversitetin tonë kulturor dhe vlerat e tjera të përbashkëta europiane, por gjithashtu edhe për përdoruesit, pasi liria e shprehjes në internet do të garantohet./real-news.tv/