BE mund të shtyjë Brexit deri më 23 maj

download-63.jpg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha sot se Britania duhet të largohet nga BE deri në fillimin e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 23 maj, nëse nuk merr pjesë në to.

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kërkesës së kryeministres britanike Theresa May për shtyrjen e afatit të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE deri në fund të muajit qershor.

Sipas BE: ”Çdo zgjatje e afatit që mund të ofrohet Mbretërisë së Bashkuar mund të zgjasë ose deri në 23 maj 2019 ose do të zgjasë më shumë dhe Britanisë do ti duhet të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane’. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur funksionimin e institucioneve të BE-së dhe aftësinë e tyre për të marrë vendime”-thuhet në dokumentin e BE-së.

Më herët, në letrën dërguar BE-së, kryeministrja britanike ka theksuar se nuk është në interesin e Britanisë të marrë pjesë në zgjedhjet Evropiane.

Britania duhet të vendosë deri më 11 prill nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane të 23 majit, duke krijuar një afat efektiv për parlamentin që të kalojë marrëveshjen e May për një Brexit të rregullt.

Megjithatë liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në një samit ditën e enjte në Bruksel për të marrë një vendim në lidhje me kërkesën e May./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303