fbpx

BE ndalon produktet plastike që përdoren vetëm një herë

6BB747CE-8A84-4910-A467-D7D07F62966C.jpeg

Shtetet e BE dhe Parlamenti Evropian dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakort për të ndaluar produkteve e plastikës që përdoren vetëm një herë, me synim e zvogëlimit të ndotjes së ambientit.

Rregullat e reja, për të cilat ende duhet të kalojnë edhe një miratim përfundimtar para se të kthehen në ligj, shënjestrojnë 10 produkte që përdoren më së shumti dhe të cilat janë gjetur nëpër zona bregdetare.

Zyrtarët nga parlamenti dhe Këshilli Europian kanë arritur pajtueshmëri për këtë çështje pas 12 orëve diskutim.

BE-ja ka thënë se shpreson se hapat e fundit ligjorë do t’i kthejnë në ligj rregullat e reja më 2021.

Komisioni Europian ka thënë se produktet plastike që përdoren vetëm një herë përbëjnë 70 për qind të mbeturinave që gjenden në oqeane dhe zona bregdetare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *