BE nis procedurat disiplinore ndaj Italisë

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë buxhetin me shumë shpenzime e nivel të lartë të borxhit të Italisë, duke hapur rrugën për sanksione të paprecedenta.

Italia nuk arriti të shkurtojë borxhin e madh, duke sjellë kështu nisjen e një procedure të deficitit të tepruar.

“Me atë që qeveria italiane na ka vendosur në tryezë, ne shohim rrezikun që vendi të rrëshqasë në destabilitet. Ne kemi dalë në përfundimin se hapja e një procedure të deficitit të tepruar, si pasojë e borxheve, është e nevojshme”, tha Vladis Dombrovski, zëvendws presidenti i Komisionit Europian, duke sqaruar se kjo është një procedurë e BE-së për të dënuar vendet anëtare për shpenzimet e tepruara. Për herë të parë në historinë e BE-së, Komisioni refuzoi më herët buxhetin e Italisë dhe i kërkoi një rishikim, por Italia refuzoi

Buxheti i Italisë nuk përmbush kërkesën e BE-së për reduktimin e shpenzimeve dhe premton rritje të tyre, përfshirë edhe një të ardhur mujore bazë për të papunët dhe rritje pensionesh.

Italia ka dy javë kohë për të vendosur nëse do ta lejojë Komisionin të nisë procedurën, që zgjat për disa muaj dhe që mund të çojë në gjoba. Roma ka mundësi të negociojë dhe të bëjë korrigjimet e kërkuara, para se Brukseli të zyrtarizojë gjobën që mund të shkojë deri në 0.2 përqind të GDP-së së Italisë.

Lër një koment