BE njofton : Nuk do të ketë çelje të negociatave

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, është shprehur Tusk

Tusk tha se të dyja shtetet e Ballkanit kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja shtetet. /real-news.tv/