BE nuk gjen konsensus për Libinë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk po gjejnë konsensus rreth çështjes së embargos së armëve ndaj shtetit afrikano-verior të Libisë.

Austria qëndron kundërshtarja më e artikuluar e misionit “Sofia” për dërgimin e flotës evropiane në Mesdhe, për të zbatuar vendimin e OKB-së që parashikon ndaljen e furnizimit të Libisë me armë, për t’i dhënë fund konfliktit luftarak disavjeçar.

Sipas austriakëve, operacionin mund ta shfrytëzojnë refugjatët që synojnë Evropën përmes detit, të cilët zakonisht nisen nga Libia.

Këtë bindje ndaj edhe Hungaria, një tjetër shtet me një qeveri me qëndrime të forta anti-emigracion.

“Ata që mendojnë pikësëpari për çështjet e emigracionit, duhet ta dinë se probleme të tilla zgjidhen vetëm nëse Libia nuk qëndron një shtet i dështuar si tani,” u shpreh të hënën kryediplomati gjerman, Haiko Mas, para takimit me homologët në Bruksel.

Zbatimi i embargos së armëve shihet si vendimtar për rikthimin e stabilitetit në Libi, ku qeveria po sulmohet nga forcat e gjeneralit renegat Kalifa Haftar, i cili kontrollon shumicën e juglindjes së vendit.

Muajin e kaluar në një samit të posaçëm në Berlin liderët e botës pranuan se nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme ndërsa tentativat për armëpushim mes palëve kanë rezultuar joefikase.