fbpx

BE paralajmëron: Kujdes nga sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve evropiane

6FC2048D-2963-4D3B-823B-806586C33604.jpeg

Ndërsa zgjedhjet në Bashkimin Evropian po afrojnë, Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike I ka bërë thirrje vendeve të BE-së të marrin masat e duhura për sa i përket sigurisë kibernetike dhe dezinformimit gjatë zgjedhjeve europiane të 26 majit.
Në një dokument të bërë publik, Agjencia thekson, në veçanti, disa rekomandime sipas të cilave shtetet anëtare duhet të tregojnë kujdes për të përmirësuar sigurinë e informacionit.

Agjencia fton shtetet anëtare të BE-së të “zbatojnë një teknologji që identifikon modelet e pazakonshme të trafikut që mund të lidhet me përhapjen e keqinformimit ose sulmeve kibernetike në procesin zgjedhor”.

Ajo thekson se “duhet të futet një detyrim ligjor për të zbatuar një nivel të lartë të sigurisë në sistemet e tyre, proceset dhe infrastrukturën.”

“Është e domosdoshme që të gjithë aktorët, përfshirë partitë politike, të punojnë për të adresuar në mënyrë adekuate skenarët e kërcënimeve kibernetike dhe sulmeve,” thekson Udo Helmbrecht, drejtor ekzekutiv i I Agjencisë për Sigurinë Kibernetike në BE./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303