fbpx

BE përsërit: Nuk e ndryshojmë marrëveshjen e Brexit

brexit2-1.jpg

Komisioni Evropian sërish përjashtoi mundësinë e rihapjes së marrëveshjes së Brexit të dakorduar me britanikët në fund të vitit të kaluar.

BE-ja e përsëriti qëndrimin pas informacioneve se kryeministrja britanike, Theresa May u kishte kërkuar këshilltarëve të saj të rishikojnë marrëveshjen në pjesën që ka të bëjë me kufirin irlandez.

“Përjashtojmë mundësinë që të ri-negociojmë ose rihapim marrëveshjen sepse tashmë kemi zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Ndërkohë, nga Londra bëhet e ditur se bisedimet mes qeverisë dhe opozitës do të vazhdojnë pas pushimeve për festën e Pashkëve.

Ministrat e kabinetit do të takohen me figura të larta të opozitës në një përpjekje për të zgjidhur bllokimin për një marrëveshje të Brexit që mund të fitojë mbështetjen e deputetëve.

Parlamenti britanik ka refuzuar tre herë marrëveshjen e Brexit.

Kjo bëri që kryeministrja May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian të pajtohen për shtyrjen e datës së Brexit deri më 31 tetor./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303