BE, pranë Shqipërisë, ja milionat për të luftuar COVID-19

Një lajm shumë i mirë është dhënë sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. Ai  ka dhënë lajmin se BE do të akordojë 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin.

“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore;

11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”, shkruan Soreca.