BE, prokurorëve: Futuni në SPAK!

Bashkimi Evropian në Tiranë ka ftuar prokurorët që të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion para datës 7 shkurt.

Duke iu referuar procesit të Reformës në Drejtësi, zyra e BE-së thekson se kjo është mënyra më e mirë që prokurorët të kontribuojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendet vakante për Prokurorinë Speciale e njohur ndryshe si SPAK.

Prokurorët do të garojnë për 15 vende bosh ku njerëzit e organit të akuzës në rrethe dhe atyre në kryeqytet mund të bëhen pjesë e SPAK-ut.

Prokuroria Speciale së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar./real-news.tv/

Lër një koment