fbpx

BE siguron vaksina për 70% të të rriturve deri në korrik

Screenshot_12-16.jpg

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të premte ka deklaruar se BE do të sigurojë doza të mjaftueshme për të imunizuar 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut.Leyen më herët kishte përmendur fundin e muajit shtator, por gjatë një vizite në një fabrikë belge për prodhimin e vaksinave, ajo e ndryshoi afatin.“Unë besoj se deri në korrik do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të gjithë të rriturve në BE“, tha von der Leyen.Ajo paralajmëroi se në ditët e ardhshme blloku evropian do të arrijë një kontratë të re me kompaninë Pfizer/BioNtech për sigurimin e një shtese prej 1.8 miliardë dozave të vaksinës gjatë vitit 2020 dhe 2023.Vaksina Pfizer, e zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, është e shtrenjtë në krahasim me disa konkurrentë dhe përdor teknikën mRNA që mund të përshtatet me variantet e ardhshme të koronavirusit.Ndërkohë Komisioni Evropian kishte një fillim të vështirë në realizimin e planit për blerjen e përbashkët të vaksinave për 27 vendet anëtare. Procesi u ballafaqua me mungesa në furnizim, veçanërisht me vaksinën AstraZeneca të Mbretërisë së Bashkuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303