BE, thirrje të fortë për protestuesit dhe udhëheqësit politikë

Delegacioni i BE-së në Tiranë u ka bërë thirrje për dialog dhe përgjegjësi protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë.

Reagimi i delegacionit vjen një ditë pas protestës së opozitës, në të cilën pati dhunë e goditje.

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”, shkruhet në reagim./real-news.tv