BE vendos sanksione ndaj Iranit

Bashkimi Evropian vendosi të martën sanksione ndaj shërbimeve sekrete iraniane dhe dy drejtuesve të tij të akuzuar për përfshirje në një seri vrasjesh dhe komplotesh që kishin nën shënjestër disidentë në Holandë, Danimarkë dhe në Francë. Vendimi i marrë në mënyrë unanime nga shtetet anëtare,vjen ndërsa Haga akuzoi për herë të parë të martën Teheranin për përfshirje në vrasjen e dy disidentëve në territorin holandez në 2015 dhe 2017, gjë që çoi në dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

‘’Sanksionet u morën ndaj ‘’Drejtorisë për sigurinë e brendshme’’ të shërbimit sekret iranian dhe dy zyrtarëve të këtij divizioni, përfshirë kreun e saj Saeid Hashemi Moghadam’’, bëri të ditur në një komunikatë Ministria daneze e Punëve të Jashtme.

Ky veprim i vë individët dhe njësitë e inteligjencës në listën terroriste të BE-së, çka sjell ngrirjen e aseteve të tyre financiare.

Teherani mohon pretendimet dhe thotë se akuzat kanë për qëllim të dëmtojnë marrëdhëniet midis Iranit dhe BE./real-news.tv/

Lër një koment