fbpx

BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet për Rusinë

EU-flag-1.jpg

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë me 6 muaj të tjerë periudhën e masave kufizuese të aplikuara për Rusinë, për shkak të destabilizimit të Ukrainës.

Këshilli i BE-së njoftoi se unioni ka vendosur të zgjasë deri më 15 mars 2020 masat kufizuese që është duke zbatuar për shkak se Rusia kërcënon integritetin territorial, sovranitetin dhe lirinë e Ukrainës.

Sipas sanksioneve, është rritur në 44 numri i kompanive dhe në 170 numri i njerëzve pasuritë e të cilëve janë ngrirë dhe ndaj të cilëve janë vendosur ndalesë për udhëtimet.

Në përputhje me sanksionet e tjera të BE-së, 28 shtete anëtare të BE-së nuk mund t’i shesin armë Rusisë. Me sanksionet Rusisë i kufizohet blerja nga shtetet e BE-së e disa prej teknologjive që përdoren në sektorët e naftës dhe gazit. Gjithashtu bankat publike ruse përjashtohen nga sektori financiar evropian./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303